Një profesor është bërë një hero i mediave sociale pasi po mbante në duar një fëmijë, derisa po mbante ligjëratat.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, akademiku nuk është se po mbante fëmijën e tij, por të një studenteje.
Bëhet fjalë për Jose Luis Canote, i cili mëson në Universidad del Norte Santo Tomas de Aquino në Tucuman, në provincën veriore perëndimore të Argjentinës me të njëjtin emër.
Ai një veprim të tillë e kishte ndërmarrë pasi pa se një nga studentet e tij nuk po mund të qetësonte një nga foshnjat binjake që kishte sjellë me vete.