1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Profesoresha shqiptare tregon momentet kur vendosi shaminë…

Më të lexuarat

Sot në Ditën Botërore të Hixhabit #worldhijabday një ripostim:

Po me kete përkujtim shkon edhe përkujtimi që unë jam mbuluar me 19 tetor 1999 dhe u bënë goxha vite që kur jam mbuluar! Tash,shume a pak vite, unë atë ditë e kujtoj si sot, ndonëse ndjehem sikur gjithë jetën time e kam mbajtur hixhabin, në mos lindur në të!

Më kujtohet madje sesi kishte disa vite ende pa u mbuluar,dhe nga dëshira e madhe për ta pasur realisht,kur e shihja veten time në ëndërr, unë gjithmonë isha me shami!

Kur marr me dalë, drejtohem para pasqyres dhe vendosi shaminë, gjithmonë më vie dhe e bëj të mbaje kokën time me dy duart për disa sekonda. E kam bindjen se tani jo vetëm shaminë por edhe mendjen e kam mbledhur e shtrënguar top, dhe unë jam gati me dalë!

Jo vetëm me dalë, por edhe me u përballë!

Sa kushton kjo shamia ime nuk e di njeri, pos Atij që e krijoi njeriun!Në jete kam pasur dilema/bindje në çështje të ndryshme.Disa u harruan,për disa u pendova, shume sa nuk mbajë mend ç’ishin dhe as pse ishin. Por… MBULESA ime është gjëja e vetme në jetën time për të cilën kurrë ama kurrë nuk pata as një shkrepje mendimi të dytë,as edhe një pikëpyetje, që nga ajo ditë e bekuar 19 tetori 1999!

Ajo mbetet dashuria ime e përhershme,vehtja ime.Unë kam shaminë në kokë prandaj jam! tek ajo rrinë të gjitha ama të gjitha investimet e mia, ndërsa unë? unë me të rri rehat dhe e prehur ….

Ajo më jep emër – unë ia japë vehten!

#hixhabi #shamia Besa Ismaili

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit