Policia: Agresori ka vepruar nën ndikimin e “profecisë” Maja për fundin e botës
Personi qe te premten sulmoi me thike 23 fëmijë ne nje shkolle fillore ne Kinë, ka vepruar sipas policisë nen ndikimin e zërave per fundin e botes sipas “profecisë” Maja.
Min Jongjun 36 vjeç, fillimisht ka sulmuar një te moshuar, dhe me pas rendi drejt shkollës fillore dhe ka goditur femije me thike ne duar dhe disa te tjere ne vesh e ne fytyre. Drejtori i spitalit tha se asnjë prej fëmijëve nuk eshte ne gjendje te rende shëndetësore, megjithëse disa prej tyre u transferuan nga spitali lokal per ne qytetin Xinjang.
Policia arrestoi agresorin dhe ka nisur hetimet për shkaqet e incidentit.
Një episod i ngjashëm është verifikuar ne Pekin, ku një i ri 25 vjeç është arrestuar pasi ka sulmuar dhe ky një numër pasagjeres, shumica e te cilëve ishin gra.
Ne Kine, ne dy vitet e fundit sulmet ndaj te vegjëlve kane qene te shpeshta dhe tale, me një bilanc qe ka arritur ne 20 te vdekur dhe 80 te plagosur./bs/kohaislame