Nën organizimin e AEEDC Dubai World Orthodotic Conference “Orthodontic Skills Enhacement” 2021, më 28-29 qershor u mbajt konferenca shkencore, që përkonte me 25 vjetorin e këtij eventi të madh botëror. Nga Kosova ishte i ftuar në cilësinë e ‘invited speaker’, Prof.dr. Sokol Krasniqi
Ai mbajti ligjëratën me titull: “Orthodontic Materials and Their Antimicrobial Ability for the Prevention of White Spot Lesions” (Materialet ortodontike dhe efekti antmikrobial i tyre në parandalimin e njollave të bardha), e cila u vlerësua mjaft lartë nga audienca shkencore.
Befasi e konferencës ishte ligjërata e Dr. Manar, që e mbajti pikërisht para ligjëratës së Prof. Krasniqit. Ajo trajtonte menaxhimin e disa problemeve jatrogjenike në praktikën ortodontike, me theks të veçantë për White Spote Lesions, si sfidë e vazhdueshme gjatë terapisë ortodontike fikse, me të cilën ortodontët sfidohen pas përfundimit të terapisë.
Më mirë të parandalosh se sa të menaxhosh problemin!
Komiteti Shkencor i kësaj Konference kishte paraparë ligjëratën e Prof. Krasniqit si të radhës pas asaj të prof Manar. Hulumtimi i studiuesit nga Kosova ishte lidhur me këtë strategji të viteve të fundit në Ortodonci.
Parandalimi i kësaj problematike nga vetë materialet që përdoren për bondimin e elementeve të terapisë fikse, përmes efektit antimikrobial të tyre, natyrisht ishte i pritshëm edhe diskutimi dhe interesimi në sesionin e pyetjeve. Ky interesim vazhdoi dhe pas ligjëratës, duke e ftuar mysafirin nga Kosova menjëherë në një intervistë ekskluzive televizive për kanalin zyrtar të Organizatorit, INDEX Conference & Exibitions.
Qasja që trajtoi Pof. Krasniqi ishte hulumtimi i disertacionit, doktoratës, realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Lubjanës; hulumtim i viteve të fundit ku shumica e studimeve të kësaj çështje (sikur dhe i yni), janë ende në fazën laboratorike.
Hapja e botës akademike ndërkombëtare për studiuesit e rinj nga Kosova, është një dëshmi e re e cila tregon se shkenca kosovare tashmë ka thyer kufijtë e izolimit dhe çdo ditë e më tepër po paraqitet denjësisht nëpër konferencat të mëdha botërore.