-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Produktiviteti

Më të lexuarat

Produktiviteti është sasia e prodhimit për një njësi faktor-prodhimi (krah pune, pajisje ose kapital). Zakonisht produktiviteti është një term që përdoret për të matur se sa efikase është një kompani në prodhimin e një të mire materiale ose ofrimin e një shërbimi.

“Objektivi ekonomik themelor i një vendi është sigurimi një standardi jetese të lartë dhe në rritje të vazhdueshme për qytetarët e tij. Aftësia për ta arritur këtë objektiv nuk varet nga nocioni amorf i ‘kompetivitetit’, por nga produktiviteti me të cilin përdoren burimet (puna dhe kapitali) e vendit…..Koncepti më i drejtë i kompetivitetit në rang ekonomie është produktiviteti i përgjithshëm. Rritja e standardit të jetesës varet nga aftësia e firmave të vendit për të arritur nivele të larta dhe në rritje të vazhdueshme të produktivitetit. ”
Ç’është produktiviteti?
Produktiviteti mund të përcaktohet si raporti ndërmjet outputit më inputetet. Ky definicion mund të aplikohet për një firmë, një industri apo për të gjithë ekonominë në tërërsi. E thënë më thjeshtë, produktiviteti-në kuptimin që është përdorur këtu, nuk është gjë tjetër veç raportit aritmetik ndërmjet sasisë së prodhuar dhe madhësisë së burimeve të përdorura për këtë prodhim. Këto burime mund të jenë:Toka, materialet, Uziinat, makineritë dhe pajisjet, Shërbimi i njerëzve. Ne mund të konstatojmë se produktiviteti i punës, materialeve apo i makinerive në një firmë, industri apo vend është rritur, por ky fakt i thjeshtë nuk mund të na tregojë asgjë mbi arsyet e rritjes së tij. Rritja e produktivitetit të punës, për shembull, mund të vijë si rezultat i një planifikimi më të mirë punës nga ana e manaxherëve apo mund të jetë produkt i instalimit të makinerive të reja. Po kështu, rritja e produktivitetit të materialeve mund të jetë pasojë e kualifikimit më të lartë të punëtorëve, i përmirësimit të projektimit etj.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit