-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Produktet që nga sot do të kushtojnë më lirë dhe ato më shtrenjtë

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës, në përputhje me programin e saj, ka ulur TVSH-në për një sërë lëndësh të para dhe produktesh esenciale, me qëllim uljen e barrës financiare për shtresat në nevojë
Këto ndryshime vijnë si zbatim i pakos së re fiskale (Ligjin për Tatimin e Vlerës së Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave).

Prandaj, duke filluar nga sot, 1 shtator 2015, të gjitha produktet esenciale do të kenë një masë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në 8%, nga 16% sa ishte më parë.

Drithi, mielli dhe produktet e këtyre, çka përfshin bukën dhe prodhimet e ngjashme me të, do të jenë me TVSH 8%. Me të njëjtën masë do të tatohen edhe vaji për gatim, qumështi, vezët dhe kripa.

Edhe shërbimet publike si furnizimi me ujë (por jo të ambalazhuar), energjia elektrike dhe ngrohja qendrore do të kenë TVSH vetëm në masën 8%.

Sipas pakos së re fiskale, Ligji për Tatimin e Vlerës së Shtuar do të përcakton dy norma të TVSH-së si norma standarde e TVSH-së 18 për qind dhe norma e reduktuar e TVSH-së, 8 për qind.

Kjo do të thotë se për produkte të tjera, për të cilat nuk ka ulje apo largim të TVSH-së, ky tatim do të rritet në masën 18%. /Kosovapress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit