1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prodi: Anarkia dhe kaosi në Libi, për fajin e Perëndimit

Më të lexuarat

Rënia e Muamar Ghadafit e ka kthyer prapa Libinë me dy shekuj, me “tribalizimin e territorit”.

Dihet që Italia ka qenë ngaherë vendi më pranë Libisë. Dhe deklarata të tilla nuk mund të mos vinin nga politikanë apo studiues italianë.

Dhe pikërisht ky është mendimi që ka shprehur Angelo Del Boca, historian i kolonializmit italian si dhe atë Alex Zanotelli në një apel të pak ditëve më parë.

Por një farë nostalgjie për Ghadafin duket se ka edhe Romano Prodi, pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera që ish diktatori libian kishte me Silvio Berlusonin.

I intervistuar nga Il Fatto Quotidiano, ish kreu i Ulivos ka thënë se në vitin 2011 kur u rrëzua koloneli “nuk ishte e vështirë të parashikohej se do të mbërrihej në këtë pikë, me vendin afrikan të zhytur në anarkinë dhe kaosin më absolut”.

Një katastrofë që sipas Prodit “ka ardhur për fajin tonë, të perëndimit”.

“Dhe nëse Franca ka përgjegjësinë më të madhe sepse kërkoi me çdo kusht ndërhyrjen ushtarake, Italia ka paguar se ka bërë një luftë kundër interesave të saj”, ka shtuar ai. /bota.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit