-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Prodhuesit e armëve në Amerikë kërcënojnë lidhur me pushimin e qeverisë

Më të lexuarat

Prodhuesit e armëve në Amerikë kanë paralajmëruar në lidhje me ndikimet negative të pushimit të qeverisë amerikane.
Kompanitë prodhuese të armëve në Amerikë kanë theksuar se në qoftë se pushimi i qeverisë do të vazhdojë edhe për disa ditë tjera, do të detyrohen të heqin nga lista e pagesave mijëra punëtor të tyre. Pushimi i qeverisë amerikane ka shkaktuar shumë pengesa serioze në kontratat ushtarake sepse Pentagoni më nuk ka të holla për kryerjen e inspektimeve dhe llogarive të detyrueshme. Vlen të theksohet se kompanitë në fjalë nuk kanë të drejtë të vazhdojnë prodhimin e mjeteve luftarake se avionë, anije, nëndetëse dhe mjete të tjera pa kryerjen e inspektimeve nga ana e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Organizata e Industrisë Hapësinore dhe Organizata e Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Amerikës me anë të një deklarate zyrtare, kanë deklaruar se 4 ditë pas pushimit të qeverisë së SHBA-ve, industria ushtarake po përballet me probleme serioze dhe urgjente të cilat duhet zgjidhur menjëherë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit