1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prodhohet torta 6.5 km e gjatë në Indi, pritet të thyejë rekordin Guinness

Më të lexuarat

Qindra furrtarë dhe kuzhinierë në Indi kanë bërë një tortë të gjatë 6.5 kilometra – e cila mund të jetë më e gjata në botë.

Kjo torte është e trashë 10 centimetra dhe peshon 27 ton. U deshën rreth 1.500 pastriçierë për të bërë një tortë të tillë e cila mund të thyej rekordin botëror Guinness.

Një rrip shumë i gjatë me tortë sfungjeri u shtrua në dhjetëra tavolina të rregulluara në qytetin e Thrissur, kryeqyteti kulturor i Keralas në jug të Indisë.

Image
Foto: DW

Për ta përgatitur u deshën 4 orë, 1200 kilogramë sheqer dhe miell. Ngjarja u organizua nga “Bakers Association Kerala”, e cila tani është duke pritur për konfirmimin e “Guinness World Record” për të “thyer” kështu rekordin e mëparshëm, të vendosur në Zixi.

Në vitin 2018, ata bënë një tortë me fruta të gjatë 3.2 kilometra./oranews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit