0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

ProCredit Bank detyrohet ta kthejë paditësen në punë dhe t’ia paguaj 26,021.00 euro

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e paditëses E.S, duke e detyruar ProCredit Bank që të njëjtën ta kthej në vendin e mëparshëm të punës dhe e ka anuluar vendimin e ProCredit Bank për shkëputjen e kontratës së punës ndaj saj.

Sipas aktgjykimit të 22 prillit 2022 Gjykata Themelore po ashtu e ka detyruar të paditurën që në emër të pagave të papaguara nga data 18 prill 2016 deri më 31 tetor 2021, t’ia paguaj paditëses shumën neto prej 26,021.00 euro me kamatë 8%.

Po ashtu sipas aktgjykimit thuhet se për borxhin e lartcekur interesin  5,762.00 euro, në shumë të përgjithshme prej 31,782.00 euro si dhe në emër të kontributit për pensione shumën prej 3,043.00 euro e cila shumë duhet tranferuar në Trustin e Kursimeve Pensionale, dhe po ashtu në emër të tatimit në paga 2,891.00 euro që duhet transferuar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Në aktgjykim thuhet se ekspertiza financiare dhe plotësimi i saj që gjykata e ka vlerësuar si profesionale dhe të argumentuar mirë.

Tutje në aktgjykim thuhet se për kthimin për vendin e punës, gjykata ka gjetur zbatim në dispozitat ligjore të nenin 70 dhe 71 të Ligjit të Punës, pasi e paditura gabimisht e ka larguar nga puna të paditurën pasi ka aplikuar gabim dispozitat ligjore.

Ndërkaq, sipas aktgjykimit thuhet se sipas dispozitave ligjore një ndër të drejtat themelore të punëtorit është paga, pra të ardhurat personale, ndërsa sipas dispozitave nga neni 55 i Ligjit të Punës të cilën të drejtë paditësja nuk e ka realizuar për shkak të vendimit të paligjshëm të paditurës më të cilin të njëjtës i është ndërprerë kontrata e punës.

Gjithmonë sipas aktgjykimit thuhet se gjykata ka vlerësuar se nuk qëndron fakti se e paditura e ka larguar paditësen nga puna si pasojë e riorganizimit dhe pamundësisë për ta transferuar në ndonjë vend tjetër të punës pasi që pozita që paditësja e ka ushtruar është emërtuar me tjetër emër ndërsa atë pozitë e ushtrojnë punëtorët tjerë. Andaj veprimet e tilla nga ana e paditëses janë në kundërshtim më Ligjin e Punës.

Andaj gjykata ka vendosur në këtë formë duke u bazuar në të lartcekurat dhe duke ju referuar neneve 4,5,7,8 dhe 10 lidhur me nenin 143 dhe 146 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore dhe nenit 70 dhe 71, të Ligjit të Punës.

Sipas padisë së ushtruar më 18 prill 2016, paditësja E.S. po kërkon nga “ProCredit Bank” anulimin e vendimit, me të cilin i është ndërprerë marrëdhënia e punës, kthimin në punë si dhe kompensimin e të gjitha pagave të papaguara.

Në padi thuhet se e paditura me vendimin e Bordit menaxhues, tani paditëses më 7 mars 2016 ia ka ndërprerë kontratën e punës ku e njëjta ka punuar në pozitën këshilltare për klientë privat.

Bazuar në padi, paditësja pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës ka ushtruar ankesë më 15 mars 2016 në Bordin e ankesave te e paditura, mirëpo e njëjta si shkallë e dytë nuk e ka marrë parasysh këtë ankesë duke e refuzuar si të pabazuar më 30 mars 2016.

Sipas padisë, ndërprerja e marrëdhënies së punës në këtë rast është në kundërshtim me nenin 12, paragrafi 2 dhe neni 71, par.1, pika 1.2 të Ligjit të Punës, pasi që të njëjtat thuhet se parashohin që punëtori prej 2 deri në 10 vite përvojë pune duhet të njoftohet 45 ditë më herët për ndërprerjen e kontratës së punës, ku në rastin konkret nuk është respektuar kjo e drejtë.

Paditësja përmes padisë pretendon se gjatë punës ka treguar aftësi t’i kryejë detyrat e punës duke i përmbushur ato në mënyrë të kënaqshme, duke mos marrë asnjëherë vërejtje gojore apo me shkrim në punë.

Më tutje, në padi thuhet se e paditura ka pretenduar se marrëdhënia e punës tani paditëses i është ndërprerë për shkak të zhvillimit teknologjik, mirëpo e paditura thuhet se në këtë nuk mund të thirret pasi që tani paditësja ka punuar në vendin e punës si këshilltare private për ofrimin e kredive personale të klientëve, i cili vend nuk mund të mbulohet me asnjë lloj teknologjie.

Mbi këtë bazë, paditësja pretendon se ndërprerja e marrëdhënies së punës është në kundërshtim me Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore e ndryshuar në protokollet nr. 11 dhe 14, e shoqëruar nga protokollet nr.1, 4, 6, 7, 12 dhe 13 si dhe neni 13 dhe 14, ku garantohet për zgjedhjen efektive dhe parandalimin e diskriminimit.

Kurse sipas përgjigjes në padi të ushtruar në 21 janar 2019 thuhet se paditura “ProCredit Bank” e konteston në tërësi padinë dhe kërkesëpadinë e paditëses Simoni për nga baza e kërkesëpadisë .

Tutje në përgjigje në padi thuhet se pretendimet e paditëses Simoni janë në tërësi të pabazuara, të paargumentuara dhe të paqëndrueshme, ngase nuk kanë bazë ligjore për kërkesat e parashtruara në padi  dhe kërkesëpadi.

Lidhur me këtë, në përgjigje në padi thuhet se pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor dhe administrimit të provave, i propozojnë gjykatës të nxjerrë aktgjykim, me të cilën do të refuzojë si të pabazë kërkesëpadinë e paditëses Simoni, duke obliguar të njëjtën, që t’ia kompensojë shpenzimet procedurale për paditurës “ProCredit Bank”. /buletiniekonomik/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit