-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Problemi sirian përhapet në gjithë rajonin?

Më të lexuarat

Vijon përshkallëzimi i dhunës në Siri.

Ndërkohë që sulmet e Esadit vijojnë pa ndërprerje, problemet e përhapura edhe jashtë vendit kërkojnë zgjidhje.

Në sulmet e fundit me në krye Damaskun, Halepin, Humusin, Haman dhe Kunejtran kanë humbur jetë 90 persona.

Nga ana tjetër, kodrat e Golanit tashmë nën kontrollin e Esadit, janë bërë skenë e përleshjeve të dhunshme midis forcave të regjimit dhe opozitarëve në portën kufitare Kunejtra që gjendet në zonën tampon midis Sirisë dhe Izraelit.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se ata nuk mund të pranojnë propozimin e Rusisë për dërgimin e ushtarëve rusë Misionit UNDOF të Kombeve të Bashkuara që vëzhgon armëpushimin në Kodrat e Golanit.

Zëdhënësi i Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së Martin Nesirky vuri në dukje se ata vijojnë punimet për dërgimin e njësive ushtarake shtesë në Golan.

Ndërkohë në Liban është shtruar mbi tryezë edhe problemi sirianëve të larguar nga vendi i tyre dhe të strehuar në vendet fqinje.

Presidenti Libanez Mishel Sulejman ka propozuar një rrugëzgjidhje me 5 pika për të strehuarit sirianë në vendin e tij që çdo ditë dhe po shtohen edhe më shumë.

Mishel Sulejman në këtë propozim thotë se për zgjidhjen e këtij problemi duhet organizuar një mbledhje ndërkombëtare që do të rregullojë peshën financiare dhe atë shpirtërore./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit