A i jepni fëmijës suaj të luaj me plastelinë, argjilë dhe ti përdor gërshërët?
Neurologu rus, psikolinguistja Tatjana Çernigovskaja zbulon pse është me rëndësi që në fëmijëri të punoni shumë në zhvillimin e aftësive motorike te fëmijët tuaj.
“Ballafaqohemi me një detyrë shumë të vështirë – jemi në një udhëkryq midis personave që shkruajnë tekste sipas punimeve shkencore, lexojnë libra cilësor, dhe personave që lexojnë ‘hipertekste”, nuk dinë të shkruajnë, i imitojnë njerëzit e famshëm dhe nuk kanë njohuri themelore për gramatikën”.
Gjithnjë flitet si është rinia e sotme, se gjeneratat e reja janë gjithë e më të këqija, më analfabetë, më arrogantë…
Tatjana Çernigovskaja jep sqarim:
“Është e rëndësishme të kuptoni që ata kanë tru të ndryshëm. Kjo na duket interesante dhe duket se nuk paraqet asnjë rrezik. Por, ekziston rreziku.
Nëse një fëmijë i vogël që ka shkuar në shkollë nuk e mësonte bukurshkrimin, domethënë nëse nuk mësohet që në fëmijëri me lëvizjet të vogla apo delikate të lapsit, nëse nuk skaliste asgjë në kopshtin e fëmijëve, nëse nuk dinte t’i përdorë gërshërët, nuk radhiste rruaza në fijen e perit, atëherë aftësitë motorike të tij nuk zhvillohen mjaftueshëm.”
E gjithë kjo më vonë reflektohet edhe në aftësitë e të folurit dhe shqiptimit. Në rast se në kohë nuk e zhvilloni motoriken tek fëmijët, më vonë mos u ankoni nëse nuk ju punon truri shkathët”, porosit shkencëtarja.