3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Prishtinë: Punëtori hero në mbrojtje të biznesit, përleshet me hajnat e armatosur (Video)

Më të lexuarat

Dy hajdutëve, deri tash të panjohur për policinë, nuk iu shkoi mbarë tentim-vjedhja.
 

Punëtori i pompës së benzinës “Italian Petrol Group”, Afrim Avdullahu, në vendin e tij të punës, u përlesh me hajnat, duke rrezikuar edhe jetën pa u dorëzuar para tyre.

Afrim Avdullahu i tha KTV-së se hajdutët, me revole në duar, i kishin kërkuar para, mirëpo, ai nuk i ishte bindur kërcënimit.

E tërë kjo rrahje që shihet në videot e siguruara nga kamerat e lokalit, ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.

Punëtori Avdullahu nuk u lejua nga shefi i tij që të flasë para kamerës. Por, sipas rrëfimit të tij, dy personat e maskuar, pasi nuk arritën t’i merrnin paratë që kërkuan, e goditën atë aq sa mundën.

Pavarësisht kësaj, 36-vjeçari kishte tentuar me çdo kusht të mbronte vendin e punës, siç edhe shihet në video, përcjell.

Ai, nga përleshja me këta dy persona, ka marrë lëndime në kokë, derisa është dërguar në QKUK për tretman.

Ndërkohë, zyrtarë të kësaj kompanie, të cilët kanë refuzuar që edhe vet të flasin për rastin, kanë thënë se ky është një incident i vogël që mund të ndodhë në çdo pompë të benzinës.

Rasti është lajmëruar në polici dhe pjesëtarë të saj menjëherë kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka pohuar se ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë tentim vjedhje.

Sipas tij, hetimet janë duke vazhduar në bazë të deklaratës së viktimës, Afrim Avdullahu, dhe dy dëshmitarëve të rastit, raporton KTV.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit