0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Prishtinë: Protestë kundër ndalimit të mbulesës

Më të lexuarat

Një numër i konsiderueshëm i vajzave kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar të drejtat e tyre.

Të ndryshme ishin pankartat të cilat mbanin në duar si : “Mbulesa ime, e drejta ime, zgjedhja ime, stili im – Jeta ime. “Unë I mbuloj flokët jo trurin”. Gjithashtu në këtë protestë nuk kanë munguar edhe flamuri Kombëtar, i Kosovës si dhe ai Amerikan.
Kjo protestë është organizuar nga “Rrjeti Femrave për Zhvillim Profesional” si dhe është përkrahur nga disa studente të Fakultetit të Psikologjisë.
Me këtë rast, Belkise Berisha tha se organizata që përfaqëson ajo, përkrah të drejtat e këtyre vajzave me shamia.
“Ne si organizat konsiderojmë se këtyre grupeve që i përksain një komunitet fetar në Kosovë janë duke u bërë cenim të të drejtave të njeriut”, tha Berisha.
Ndërsa Dafina Delija, njëra prej vajzave e cila ishte e përjashtuara dy vite më parë nga shkolla “Gjergj Fisha”, u shpreh tejet e mllefosur për veprimet që po bëhen ndaj tyre.
“Edhe unë si shumë vajza të tjera pata fatin të përjashtohem nga shkolla për shkak se vendosa ta mbaj shamijën, e si ju duket atyre që ma mohuan shkollën mua, më ndan nga librat, shkolla dhe shoqëria, athua vallë kështu e gjejnë kënaqësin ata njërz. A si përkas unë këtij shteti athua a janë ata më shqiptar se unë, pse unë nuk kam të drejt të shkollimit, pse e gjithë kjo padrejtësia, ku janë femrat shqiptare të më mbrojnë mua.

Ndërsa lidhur me këtë protestë, nuk ka lënë pa reaguar edhe Partia e Drejtësisë.
Në komunikatën e saj, dërguar medieve PD-ja shpreh keqardhje dhe indinjatë me deklaratën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga se në emër të laicizmit nuk do të lejojë përdorimin e mbulesës së kokës – shamisë në shkollat e vendit.
/Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit