Përkundër faktit se terreni ishte i vështirë për djemt tanë, ata u treguan se ky fakt është i parëndësishëm duke shfaqur lojë shumë të mirë dhe aspak inferiore ndaj kundërshtarit.
Në çerekun e parë djemt tanë shkëlqyen, duke e përfunduar atë me dy pikë epërsi, 17-15. Në këtë periudhë të lojës u dallua Blerim Mazreku i cili ishte i pakonkurrencë në trapez.
Sidoqoftë, vendasit e Galil u kthyen duke e fituar me tri pikë epërsi çerekun e dytë, dhe duke e mbyllur pjesën e parë të takimit me një pikë epërsi. Më i dalluari ishte Banks, i cili shkëlqeu për kampionët e Ligës Ballkanike.
Në fillimin e pjesës së dytë vazhdoi loja e njëjtë shumë e barabartë, me Kendrick Jones që shkëlqeu me disa depërtime të suksesshme, teksa ai u përkrah edhe nga Alban Veseli. Pas çerekut të tretë epërsia e vendasve ishte vetëm dy pikë dhe në fund u zhvillua një lojë dramatike.
Në çerekun e katërt dhe të fundit ishte Robinson ai që u dallua për Galilin duke krijuar epërsinë më të thellë në këtë takim prej pesë pikësh, por Sigal Prishtina u kthye me Dardan Berishën e shkëlqyer që në fund për pak sa nuk u tregua fundamental me pikët e tij.
Deri në sekondat e fundit Sigal Prishtina e bëri dramë takimin duke synuar për pak një fitore sensacionale, por që për pesë pikë nuk u arrit. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 71-66.
Kjo është humbja e parë e Sigal Prishtinës këtë sezon në Ligën Ballkanike.
Kjo disfatë nuk duhet të ulë moralin e djemve tanë, pasi që humbja prej vetëm pesë pikësh epërsi ndaj kampionit dhe favoritit Galil Gilboas është indikator se Prishtina është një prej favoritëve për t’u shpallur kampion i kësaj gare.
Vlen të përmendet se buxhetin Galil Gilboa e ka dy milionë euro, disa herë më të madh se sa Sigal Prishtina. /Telegrafi/
Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës: | ||
1 | Kendrick Jones | 14 pikë |
2 | Dardan Berisha | 13 pikë |
3 | Alban Veseli | 10 pikë |
4 | Blerim Mazreku | 8 pikë |
Koshashënuesit më të mirë tëBC Balkan: | ||
1 | A. Banks | 18 pikë |
2 | G. Robinson | 18 pikë |
3 | Pasalic | 10 pikë |
4 | S. Douglass |