3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prishtina e Qeveria luajnë “pingpong” për rrethin

Më të lexuarat

Janë ende në objektin i cili është bërë pengesë për përfundimin e rrugës dhe po vazhdojnë ende të shesin karburante. Kështu do të ndodhë me pompën “Kosova Petrol”, derisa Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës të bien në ujdi.Të dyja palët kanë thënë se janë ndihmëse në këtë projekt. Komuna thotë se i ka dhënë 3 milionë euro për këtë rrugë dhe se më nuk do të japë asnjë cent më shumë, qoftë edhe për shpronësimin e pompës.

Njësoj deklarohen edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës. Lah Nitaj, zyrtar për informimi i ka thënë KTV-së se Komuna i ka kontraktuar punimet dhe se ajo duhet të mbarojë edhe procedurën e shpronësimit. Sipas tij, Komuna ka vepruar si në lojë ping-pongu duke e larguar përgjegjësinë.

Në një projekt të përbashkët midis nivelit qendror dhe lokal, zgjidhjen do të mund ta bënte Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Por, para se lënda të mbërrijë në kabinetin e kryeministrit Hashim Thaçi, Komunës i duhet ta kompletojë lëndën e shpronësimit, pasi që ajo i është kthyer si e pa kompletuar nga Ministria e Financave./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit