Rreth 16.500 banorë të Prishtinës jetojnë me ndihmë sociale. Ndihmë që sillet nga 40 deri 80 euro, varësisht nga anëtarët e familjes.
E se si jetohet me 40 ose 80 euro vetëm ata mund ta dinë.
2.750 familje që janë shfrytëzues të asistencës sociale.
Në anën tjetër Kuvendi Komunal i Prishtinës ka ndarë 68 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit për festën e Krishtlindjeve katolike dhe të vitit të ri pagan.
Në mënyrë tradicionale komuna e Prishtinës iu ka paraprirë gjitha komunave tjera duke u treguar e zellshme për krijimin e një atmosfere festa për Krishtlindje dhe Vitin e ri por një gjë të tillë asnjëherë nuk e ka bërë për festën Bajramit apo për fillim të muajit të Ramazanit festa këto më të përhapura te kryeqytetasit.
Në këtë kohë varfërie ekstreme këto dekorime janë turp për kuvendarët e Prishtinës.kohaislame