2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Prindër e nxënës bashkë thyejnë xhamat e shkollës

Më të lexuarat

Prindër e nxënës bashkë janë mobilizuar për të kryer sulm mbi shkollën fillore “Pesë Dëshmorët e UÇK-së” në Pleshinë të Ferizajt. Ata kanë hedhur gurë në drejtim të shkollës duke e demoluar atë.

Rastin në polici menjëherë e ka paraqitur drejtoresha e shkollës. Ajo ka thënë se një grup nxënësish kanë hedhur gurë në drejtim të objektit shkollor duke i thyer me këtë rast disa xhama të ndërtesës.
Këtij grupi nxënësish i janë bashkuar edhe një grup qytetarësh për të cilët mendohet se janë prindërit e nxënësve.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar për dëmet e shkaktuara jashtë dhe brenda objektit shkollor. Mirëpo nuk është raportuar se përse ka ardhur deri të rasti i sulmit me gurë.
“Veç xhamave të thyer të zyrës së drejtoreshës, policia ka konstatuar edhe dëme të tjera të shkaktuara në inventarin shkollor dhe në klasat mësimore”, raporton Policia në Ferizaj.
Pas këtij sulmi, drejtoresha ka vendosur që të ndërpritet procesi mësimor dhe në konsultim me përgjegjësit komunalë të arsimit, ajo ka kërkuar që me përcjellje të policisë të lëshojë vendin e punës për të shkuar në Ferizaj.
Veç dëmeve të shkaktuara në objektin shkollor dhe në inventar, ky grup nxënësish ka baltosur edhe veturat zyrtare të Policisë së Kosovës me salca të ndryshme ushqimore.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka hapur rastin: “Dëmtim prone” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./V.Krasniqi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit