4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Princi i kurorës: A. Saudite dëshiron lidhje të mira dhe speciale me Iranin

Më të lexuarat

Princi i kurorës në Arabinë Saudite Muhammed bin Salman, ka pasur qasje më të butë ndaj Iranit, në një transmetim televiziv më 27 prill, në të cilin po ashtu ka thënë se Arabia Saudite dhe administrata e presidentit amerikan Joe Biden, pajtohen në shumicën e çështjeve që përbëjnë shqetësim të përbashkët.

“Irani është shtet fqinj dhe gjithë çfarë duam ne është lidhje e mirë dhe speciale me Iranin”, ka thënë princi saudit i kurorës.

“Ne nuk duam që situata e Iranit të jetë e vështirë. Në të kundërtën, ne duam që Irani të rritet dhe të shtyjmë rajonin dhe botën drejt mirëqenies”.

Riadi është duke punuar me partnerë rajonë dhe globalë për të gjetur zgjidhje ndaj “qasjes negative” të Teheranit, ka shtuar ai.

Të dyja shtetet kanë shkëptur lidhjet më 2016, meqë protestuesit iranianë patën sulmuar misionet diplomatike saudite, pas ekzekutimit të një kleriku të nderuar shiit nga ana e Mbretërise saudite.

Ato po ashtu mbështesin palë të kundërta në luftën në Jemen, ku koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke luftuar me rebelët huthi, të lidhur me Iranin.

Komentet e princit Salman përbëjnë ndryshim të tonit, për dallim nga intervistat e kaluara, në të cilat ai ka kritikuar Teheranin se është duke nxitur pasiguri rajonale.

Princi nuk ka përmendur ndonjë negociatë me Teheranin, mirëpo ka pasur raportime për biseda sekreta që do të ndodhin këtë muaj mes dy vendeve në Bagdad.

Burimet e cituara nga agjenci të lajmeve kanë konfirmuar bisedimet, mirëpo as Arabia Saudite dhe as Irani nuk kanë konfirmuar ap

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit