Fotoja e një prifti serb të dehur tapë i cili ka rënë në gjumë e po transportohet në rimorkion e një zetori së bashku me një të vdekur, është bërë hit.
Bëhet fjalë për një funeral në fshatin Drugovac në Serbi.
Prifti i quajtur Nenad ka qenë aq i xurxull sa njerëzit në funeral janë detyruar ta vendosin me të vdekurin. Aty më pas ka rënë në një gjumë të thellë.
Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur të dielën e 11 marsit, ndërsa fotoja ka nisur të qarkullojë pak ditë më pas.
Ndodhia e rrallë të kujton kapelanin Oto Kac te “Ushtari i mirë Shvejk”, i cili duke qenë gjithnjë në gjendje të dehur, krijonte skena nga më qesharaket dhe absurdet. /tesheshi