-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Prifti me ves kumari ‘avullon’ 1 milion dollarë të refugjatëve

Më të lexuarat

Kur po shërbente si prift në kishën St. Joseph’s Chaldean Catholic Church në Londër, dhe në Oraha Catholic Church në Kitchener të Kanadasë, prifti Amer Saka kishte bërë kërdinë në bixhoz.

E gjitha do të ishte histori e harruar po që se paratë që iu besuan për t’i ndihmuar refugjatët nga Iraku dhe Siria të mos i harxhonte në aparatet e kazinove.

Vesi i tij i kumarit ka përpirë hic më pak se 1 milion dollarë që iu kishin dhënë për refugjatët që po pranonte Kanadaja.

Paratë erdhën nga dashamirët që kërkonin fuqizimin e fondeve në mënyrë që kisha të sponsorizonte refugjatë që të hynin në vend. I gjithë mashtrimi ndodhi mes viteve 2013 dhe 2016, por hetimet i dhanë kohë priftit që të qëndronte në punë edhe më gjatë.

Së paku 33 familje, me 105 anëtarë, ishin viktimë e keq shfrytëzimit të parasë që iu ishte besuar priftit Saka. Kur doli para gjyqit, ai tha se frikë që nuk do të punoj më i prift, por nuk kërkoi falje për veprimet. Ai ka mundësi të shpallet fajtor dhe të dënohet me 5 vite burg për keqpërdorim të fondeve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit