1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prift egjiptian: Huliganët e ushtrisë i vunë flakën kishave

Më të lexuarat

Prifti i kishës Mari Gorgos në Menija, është shprehur se ishin huliganët e mbështetur nga ushtria ata që i vunë flakën kishave në këtë rajon, ndërkohë që hoxhallarët kanë bërë thirrje ditën e Premte për mbrotje të kishave.

Gjatë një ndërhyrjeje në një kanal televiziv lokal, ai u shpreh se ngjarjet e fundit në fshatin ku ai shërben, nuk kanë të bëjnë fare me islamikët, por gjithçka është realizuar nga huliganët. At Jozefi u shpreh se huliganët e kanë bërë zakon që ti sulmojnë kishat që nga dita e rrëzimit të presidentit Mursi.
Ai tha se dita e premte e shkuar, ishte një ditë e qetë, pasi të gjithë hoxhallarët bënë thirrje për mbrotje të kishave në vend, për tolerancë dhe dashuri me ithtarët e feve të tjera. Kisha u ka bërë thirrje të shpeshta forcave të rendit dhe atyre ushtarake që të marrin në mbrojtje objektet fetare të krishterëve, por askush nuk ua ka vënë veshin.
Ndërkohë, institucioni përfaqësues i kishës në Egjipt, bashkë me institucionin tjetër të myslimanëve, atë të Ez’herit, kanë dalë në mbështetje të forcave të armatosura të ushtrisë dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje. /aonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit