-1.2 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Pretendohet se forcat amerikane “kanë evakuuar komandantët e DEASH-it”

Më të lexuarat

Pretendohet se komandantët dhe disa nga militantët e organizatës terroriste DEASH janë evakuuar nga SHBA-të për tu përdorur në “rajone të tjera”

– Pretendohet se Forcat Ajrore të SHBA-ve kanë evakuuar nga rajoni disa nga komandantët në terren të organizatës terroriste DEASH, në qytetin Dejrizor të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë ruse RIA Novosti të cilin ajo e bazon në një burim të paidentifikuar ushtarak dhe diplomatik, theksohet se helikopterë të Forcave Ajrore të SHBA-ve kanë evakuuar në muajin gusht nga qyteti Dejrizor rreth 20 komandantë terreni të DEASH-it.

Në lajmin ku pretendohet se komandantët dhe disa nga militantët e organizatës terroriste DEASH janë evakuuar nga SHBA-të për tu përdorur në “rajone të tjera”, theksohet gjithashtu se 2 nga komandantët e evakuuar të DEASH-it janë me origjinë nga Evropa.

Ndër të tjera në lajmin ku vihet theksi se evakuimi i terroristëve të DEASH-it nuk kryhet për herë të parë, pretendohet se në muajin maj janë evakuuar nga rajoni Dejrizor edhe disa komandantë të DEASH-it dhe ushtarë mercenarë evropianë, si dhe në muajt qershor-korrik janë kryer operacione të ngjashme evakuimi edhe në Raka.

Në një deklaratë të bërë ditën e martë nga regjimi i Bashar al Asadit ishte njoftuar se ishte thyer rrethimi i organizatës terroriste DEASH në qendër të qytetit Dejrizor.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit