Funksionarët palestinezë në Gaza konfirmuan sot se regjimi sionist ka në plan të lejojë hyrjen e materialeve të ndërtimit në Rripin e Gazës për të rindërtuar ndërtesat e shkatërruara nga lufta.
Në bazë të këtij vendimi, kompanitë private dhe personat fizikë në Gaza mund të importojnë materiale ndërtimi. Më parë, vetëm organizatat humanitare ndërkombëtare kishin të drejtë të futnin materiale ndërtimi në Gaza. Raed Fotuh një nga funksionarët palestinezë në Gaza njoftoi se regjimi sionist u detyrua të lejojë hyrjen e materialeve të ndërtimit në Gaza pas presioneve të shumta ndërkombëtare, në një kohë që mijëra banorë të Gazës kanë mbetur të pastrehë në këtë dimër të ftohtë.