3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PRESIDENTJA OSMANI I DORËZON FLAMURIN SHTETËROR EKIPIT OLIMPIK

Më të lexuarat

Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë ia ka dorëzuar flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës që do ta përfaqësojë vendin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin shumë personalitete të larta nga institucionet shtetërore si deputetë, ministra e zëvendësministra, përfaqësues të ambasadave të huaja si dhe personalitet nga jeta kulturore e fetare në Kosovë.

Me këtë rast, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se Kosova si shtet i ri shumë shpejt u bë pikë referimi në të gjithë botën duke e falënderuar xhudisten Majlinda Kelmendi e cila e fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Sipas Krasniqit, kjo nuk ishte diçka e rastësishme sepse një punë e jashtëzakonshme në këtë drejtim u bë nga trajneri ndërkombëtar i xhudos, Driton Kuka.

Ndërsa presidentja Vjosa Osmani tha se Lojërat Olimpike për ta shpalosur shpirtin fitues dhe për ta shpalosur përkushtimin e sportistëve ndaj vendit.

Osmani u shpreh e bindur se sportistët të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të japin maksimumin atje dhe do të bëjnë krenar shtetin e tyre.

Ajo shtoi se Kosova pret shumë nga 11 garuesit sepse puna që është bërë nga ana e tyre do të jap rezultatet e veta.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit