2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

PRESIDENTJA OSMANI DEKRETON SHPALLJEN E DY LIGJEVE TË MIRATUARA NGA KUVENDI

Më të lexuarat

Në përputhje me kompetencat kushtetuese, Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Përmes Dekretit Nr. 113/2021, ka hyrë në fuqi Ligji Nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 22.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 02.08.2021.

Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, përfundimisht i vie fundi edhe procesit të homologimit të veturave të importuara në Republikën e Kosovës.

Presidentja Osmani ka dekretuar poashtu edhe shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 22.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 02.08.2021.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit