0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Presidentja Jahjaga shtroi iftar

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shtroi iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me këtë rast të pranishëm ishin udhëheqës të Bashkësisë Islame, ministra, zëvendësministra, deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe ambassadorë të akredituar në Kosovë.

Jahjaga tha se këtë iftar kishte ftuar në “shenjë respekti dhe nderimi, në shenjë përkujdesjeje institucionale për besimin, duke respektuar normat dhe traditën e besimit islam tek ne”.

Ajo tha se dëshirë e saj është që ky iftar të jetë tradicional – “si vullnet se ne të gjithë po e ndërtojmë së bashku shtetin tonë, shoqërinë të bazuar në barazi dhe se respektojmë institucionet e zgjedhura të shtetit tone”.

Presidentja uroi që muajin e Ramazanit ta kalojnë të gjithë në paqe me vetveten, në harmoni dhe mirëkuptim për të tjerët, në ndihmë dhe përkujdesje për të gjithë ata që kanë nevojë, duke shtuar se në këtë muaj njeriu e forcon besimin duke synuar ta pastrojë vetveten dhe duke ndarë të mirat me të tjerët.

Myfitu i Kosovës, Naim Tërnava falënderoi presidenten Jahjaga për iftarin e shtruar dhe foli për rëndësinë e muajit të Ramazanit. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit