Për nder të 30-vjetorit të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorit të Kombit, Xhemajli Berisha, nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot mbahet akademi përkujtimore.
Me këtë rast, Presidenti i Kosovës do ta dekorojë dëshmorin Xhemajli Berisha me titullin “Hero i Kosovës”.
Akademia do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren.