-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti Thaçi nuk e ka caktuar ende datën e konstituimit të Kuvendit

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka caktuar ende datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këshilltari i presidentit, Ardian Arifaj tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

“Ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca konstituive. Kurdo që të merret vendimi, do t’ju njoftojmë”, tha Adrian Arifaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi.

Që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, afati ligjor për konstituimin e këtij institucioni vazhdon deri në javën e parë të muajit gusht.

Me konstituimin e Kuvendit, bëhet verifikimi i mandateve dhe zgjidhet kryetari i ri i këtij institucioni, i cili do të propozohet nga koalicioni PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma). Po ashtu, do të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, të cilët do të përbëjnë Kryesinë e re të këtij institucioni.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj duhet që brenda 15 ditëve të bëjë propozimin e tij për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai pritet që mandatin për kryeministër ta marrë nga Presidenti i Kosovës.

Pjesë e Qeverisë, sipas Kushtetutës, do të jenë edhe komunitetet pakicë, të cilat si tërësi përbëjnë 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Për formimin e Qeverisë, janë të domosdoshme të paktën 61 vota të deputetëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit