Në një shkrim të publikuar nga gazeta serbe “Blic”, vërtetohet se presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic, vitin e dytë të studimeve e ka përfunduar vetëm për tri ditë.
Sipas gazetës, Nikolic, në Fakultetin e Menaxhimit në Novi Sad, vitin e dytë e ka përfunduar nga 13 deri më 16 qershor 2005.
Në të dhënat studentore të Nikolicit, viti i dytë i studimeve nuk është i nënshkruar nga dekani i fakultetit, madje nuk ka as vulën e fakultetit.
Po ashtu, gazeta është marrë edhe me orarin e provimeve që ka dhënë Nikoliq, e të cilat kanë përkuar me fushatën politike që ka zhvillu Nikolic, pjesëmarrjen e tij në protesta, apo edhe intervistat që i ka dhënë, të cilat përputhen, apo kanë dallim shumë të vogël në kohë, gjë që le për të dyshuar për mundësinë fizike që Nikolic të ketë marrë pjesë në provime.kohaislame