4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Presidenti pakistanez fton investitorët turq

Më të lexuarat

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi tha se vendi i tij është gati për të pritur investime, ndërsa shtoi se kjo mundësi duhet të vlerësuar nga investitorët anembanë botës, në veçanti nga ata turq.

Sipas një komunikate të Presidencës pakistaneze, Alvi priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Islamabad, Ihsan Mustafa Jurdakull (Yurdakul), për të biseduar me të mbi vizitën që kishte realizuar në muajin tetor në Turqi.

“Investitorët turq aktualisht kanë bërë investime të mëdha në Pakistan, kryesisht në fushën e energjisë dhe infrastrukturës”, kishte thënë Alvi në audiencë, sipas komunikatës.

Marrëdhëniet Pakistan-Turqi krahas boshtit vëllazëror mbështeten edhe në interesa të përbashkëta,- kishte nënvizuar Alvi, ndërsa kishte shtuar se Pakistani u kushton rëndësi marrëveshjeve që kanë lidhur të dyja vendet në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Kurse Ambasadori Jurdakull ka thënë nga ana e tij në këtë audiencë se vizita e Alvit në Turqi do ti forcojë akoma edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit