3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Presidenti Nishani largohet nga anëtarësia në PD

Më të lexuarat

TIRANË- Presidenti i zgjedhur i Republikës, Bujar Nishani, përmes një letre dërguar sot Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, e njofton për largimin nga anëtarësia në Partinë Demokratike dhe dorëheqjen nga të gjitha funksionet e zgjedhura në këtë parti, bënë të ditur burime zyrtare pranë Presidentit Nishani.

Ky largim vjen pas zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës dhe në zbatim të përcaktimit kushtetues, ku Presidenti i Republikës nuk mund të jetë anëtar i asnjë partie politike.

Presidenti i zgjedhur, Nishani, i ka adresuar kryetarit të Partisë Demokratike falenderimet për të gjithë vlerësimet që ka patur nga strukturat e kësaj partie gjatë viteve të angazhimit dhe veprimtarisë së tij politike.

Presidenti Nishani ka shprehur të gjithë vlerësimin e tij për hapësirën dhe ambientin bashkëpunues që ka patur në strukturat e Partisë Demokratike, në promovimin e të gjitha vlerave demokratike dhe parimeve në të cilat ka besuar gjatë të gjithë kësaj periudhe.

Presidenti Nishani, me këtë rast, ka nënvizuar të gjithë përgjegjshmërinë e tij për të qenë një President tërësisht jashtë ndikimeve politike të çdo pale dhe një përfaqësues i interesave të qytetarëve, vendit dhe kombit.
(e.m/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit