“Maqedonia është një vend me traditë shekullore të bashkëjetesës midis bashkësive të ndryshme fetare”, tha Ivanov në urimin e tij
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, me ç’rast i dërgoi një urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Resi-ul-ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepit, në të cilën shpreh urimin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Festat e mëdha fetare janë çaste kur ne shfaqim vlerat e unitetit dhe respektit. Maqedonia është një vend me traditë shekullore të bashkëjetesës midis bashkësive të ndryshme fetare. Duke i respektuar dallimet fetare, ne dërgojmë një mesazh të fuqishëm për ndërtimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, pasi vetëm kështu, të bashkuar do t’ia dalim të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në letrën e presidentit Ivanov.