Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një postimi në Twitter, Michel ka thënë se pret që së bashku me Kurtin të punojnë së bashku për procesin e dialogut.
“Sapo bisedova me kryeministrin Albin Kurti dhe e përgëzova për mandatin e tij të fortë për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë. Pres të punojmë së bashku edhe në avancimin e dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Michel.
Është thënë se dialogu Kosovë-Serbi do të rifilloj më 11 maj.
Ndryshe sot, Kurti do të udhëtoj për në Bruksel ku do të takohet me krerët e institucioneve të BE-së dhe qeverisë belge. /Telegrafi/