0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Presidenti i Egjiptit Muhamed Morsi, viziton Sudanin

Më të lexuarat

Presidenti i Egjiptit Muhamed Morsi, ka mbërritur në Sudanin fqinj në vizitën e parë të tij dy-ditore.

Zëdhënësi i presidentit, Emad Sayed Ahmed, këtë vizitë e ka cilësuar si “historike” për shkak të thellësisë së marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Morsi do të bisedojë, me Al-Bashir, si dhe do të takojë edhe përfaqësuesit e bizneseve dhe udhëheqës të partive politike.

Në një deklaratë nga zyra presidenti Morsi, thuhet se kjo vizitë “synon thellimin e marrëdhënieve të veçanta dhe të forta strategjike midis Egjipt dhe Sudanit”.

Po ashtu në deklaratë thuhet se Kajro është i interesuar për të krijuar një “partneritet të vërtetë ekonomik me Sudanin”. Të dy vendet janë aleate të rëndësishme rajonale./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit