5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Presidenti Erdogan takohet me kryeministrin Davutoglu

Më të lexuarat

Takimi Erdogan-Davutoglu në Pallatin Presidencial në Ankara ishte i mbyllur për mediat, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga kabineti presidencial, është biseduar për detajet e procedurave dhe datën e pranim-dorëzimit të funksionit të kryeministrit Davutoglu.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur kryeministrin Ahmet Davutoglu, që mund të jetë i fundit në cilësi të kryeministrit të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi Erdogan-Davutoglu në Pallatin Presidencial në Ankara ishte i mbyllur për mediat, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga kabineti presidencial, është biseduar për detajet e procedurave dhe datën e pranim-dorëzimit të funksionit të kryeministrit Davutoglu.

Pas seancës së Këshillit Drejtues të Partisë në pushtet, AK Partisë, kryetari i saj dhe kryeministër i Turqisë Davutoglu më 5 maj paralajmëroi mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë të dielën, më 22 maj të vitit 2016 dhe shtoi se nuk do të jetë kandidat për rizgjedhje të kryetarit.

Në konferencën për gazetarë në të cilën foli për rezultatet e realizuara në periudhën e kaluar, Davutoglu u shpreh se Qeveria turke detyrat e saj i ka kryer pa ndalesë pavarësisht vendimit ekzistues. Po ashtu porositi se me gjithë forcën e tij, do ta vazhdojë misionin dhe betejën e tij politike në radhët e AK Partisë, si dhe do të vazhdojë me ushtrimin e detyrës së deputetit në Parlament.

Këshilli Drejtues po ashtu sot u mblodh në Ankara dhe për kandidat për pasuesin e Davutoglu-s në krye të AK Partisë zgjodhi ministrin aktual të Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit, Binali Yildirim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit