2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Presidenti Erdogan shpallet “Personaliteti Global Musliman” i vitit 2020

Më të lexuarat

Presidenti turk Erdogan u shpall fitues i çmimit për vitin e tretë radhazi nga gazeta “Muslim News Nigeria”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është shpallur “Personaliteti Global Musliman” nga një gazetë nigeriane islame për vitin e tretë me radhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdogan u shpall fitues i Çmimit të “Personalitetit Global Musliman 2020”, nga editori i gazetës nigeriane “Muslim News Nigeria”, Rasheed Abubakar.

Edicioni i parë i çmimit u mbajt në vitin 2018 për nder të arritjeve muslimane në profesione, përfshirë qeverisjen dhe administratën.

Në një deklaratë, Abubakar tha se edhe pse viti 2020 ishte shumë sfidues për botën për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19 e cila ka prekur të gjitha aspektet e përpjekjeve njerëzore, Erdogan mbeti i përkushtuar për kauzën e drejtë dhe arritjet e tij tejkaluan ato të viteve të mëparshme.

Deklarata potencon se shfaqja e presidentit turk si një udhëheqës vizionar dhe pragmatik ka qenë një bekim jo vetëm për Turqinë, por për komunitetin e gjerë musliman global, i cili “ka rënë pre e luftës së kombeve grabitqare”.

“Nga kultivimi dhe konsolidimi i aftësive kombëtare të shtetit turk dhe ekonomisë së saj lokale, presidenti Erdogan filloi t’i tregonte botës se çfarë mangësie kishte nga mungesa e standardeve islame në çështjet e të drejtave të njeriut, politikës dhe drejtësisë dhe barazisë në çështjet ekonomike”, thuhet më tej.

Deklarata thekson se disa nga arritjet e tij përfshinin rihapjen e xhamisë Aja Sofja, çlirimin e rajonit të Malësisë së Karabakut, sigurimin e pakove të ndihmës për vendet e goditura rëndë nga pandemia e COVID-19, ndihma humanitare për komunitetet e margjinalizuara muslimane, angazhimin e palëkundur ndaj çështjes palestineze dhe ngritja e zërit kundër islamofobisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit