Gjatë pjesëmarrjes në drekën e punës të shtruar në selinë e re të NATO-s, Presidenti Erdogan zhvilloi edhe takime të rëndësishme dypalëshe.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i ndodhur në Bruksel të Belgjikës për pjesëmarrje në mbledhjen e kryetarëve të vendeve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, mori pjesë edhe në drekën e punës të shtruar në selinë e re të aleancës veriatlantike.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump gjatë hyrjes në sallë sërish bëri një sjellje interesante.
Trump, i cili pa se Presidenti Erdogan dhe Kryeministrja e Anglisë May bisedonin me njëri-tjetrin, gjatë kalimit për një kohë të shkurtë u bë mysafir i bisedës së tyre.
Presidenti Erdogan dhe Trump para ceremonisë së pranim-dorëzimit të godinës së re të selisë së NATO-s u përshëndetën dhe zhvilluan një bisedë të shkurtë.
Erdogan në kuadër të takimeve të tij me liderët Evropian, pati një takim edhe me Presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron.
Gjatë këtij takimi u vë theksi në rëndësinë e luftës së përbashkët kundër çdo lloj organizate terroriste përfshirë këtu edhe PKK-në dhe DAESH-in.
Të dy liderët theksuan vendosmërinë e tyre për forcimin e marrëdhënieve Turqi-Francë, ndërsa ranë dakord që krahas bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes vëllimin tregtar mes dy vendeve ta nxjerrin në 20 miliardë euro.
Erdogan dhe Macron tërhoqën vëmendjen edhe në nevojën për ti dhënë shtysë marrëdhënieve Turqi-Bashkimi Evropian.
Presidenti Erdogan pati një takim edhe me Kryetarin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk dhe Kryetarin e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.
Gjatë këtij takimi, i cili kaloi në një atmosferë pozitive, u vë theksi në rëndësinë e gjallërimit të marrëdhënieve Turqi-BE, gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorit.
Pas takimit me Tusk dhe Juncker, Presidenti Erdogan u takua edhe me kreun e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.
Presidenti gjithashtu pati një takim edhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel që zgjati gjysmëore.