2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Presidenti Erdoğan do të vizitojë Vatikanin dhe Italinë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Erdoğan në vizitën e tij mes datave 4-5 shkurt në Vatikan do të takohet me Papa Françeskun kurse në Itali do të takohet me presidentin italian Sergio Mattarella

 

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në vizitën e tij mes datave 4-5 shkurt në Vatikan do të takohet me Papa Françeskun kurse në Itali do të takohet me presidentin italian Sergio Mattarella, transmeton Anadolu agency (AA).

Në një njoftim nga Presidenca e Turqisë thuhet se pas takimit të tij në Vatikan me Papa Françeskun, Erdoğan do të takohet me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë në Vatikan, kardinalin Parolin.

Në takime do të diskutohen çështjet si marrëdhëniet Turqi-Vatikan, zhvillimet në lidhje me Kudsin, problemet rajonale, tragjedia njerëzore e përjetuar në Siri, terrorizmi, armiqësia kundër të huajve dhe lufta kundër armiqësisë ndaj Islamit.

Vizita e presidentit Erdoğan do të jetë vizita e dytë pas 59 vitesh e një presidenti të Turqisë.

– Takim me presidentin e Italisë Mattarella

Presidenti Erdoğan pas vizitës së tij në Vatikan në një drekë pune në Romë do të takohet me presidentin e Italisë Sergio Mattarella si dhe me kryeministrin e Italisë, Paolo Gentiloni.

Në takimet në fjalë do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh në fushën e politikës, ekonomisë dhe industrisë së mbrojtjes mes Turqisë dhe Italisë si dhe për zhvillimet e fundit në Siri, Irak dhe Libi, bashkëpunimi për çështjen e Kudsit, terrorizmit dhe luftës kundër emigracionit të parregullt si dhe për marrëdhëniet Turqi-BE.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit