11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Presidenti Erdogan dhe shitja e shalqive

Më të lexuarat

Ai ka lindur me 26 Prill të vitit 1954 në lagjen Kasem Pasha, një ndër lagjet më të varfra të Stambollit. Rrjedh nga një familje e varfër me origjinë të largët nga Kaukazi. Mësimet e fillores i mori në shkollën e lagjes, bashkë me shokët e tjerë.

Thuhet se një ditë, mësuesi i edukatës fetare i pyeti nxënësit një ditë nëse dikush prej tyre mund të falej para klasës, me qëllim që nxënësit e tjerë ta shohin faljen e namazit në mënyrë praktike. Ishte pikërisht Erdogani ai që ngriti dorën dhe u çua për tu falur. Mësuesi i zgjati një gazetë mbi të cilën do të falej, por ai refuzoi, për shkak të fotove të femrave gjysmë lakuriqe që ishin botuar në gazetë. Mësuesi mbeti gojëhapur nga ky reagim i nxënësit të tij dhe që atë ditë e thërriste hoxha Rexhep.

Jeta e tij jashtë mureve të shkollës zhvillohej duke shitur shalqinj, ose bukë me susam, për të siguruar kafshatën e gojës për veten dhe familjen e tij të varfër.

Mandej, shkollën e mesme e kreu tek shkolla fetare “Imam Hatib”, të cilën e përfundoi me rezultate të larta. Sakaq, studimet e larta e kreu për ekonomi në universitetin Marmara. Me gjithë interesin e hershëm për politikën, futbolli ishte hobi i cili qarkullonte bashkë me gjakun e tij. Mjafton të cekim si argument për këtë, faktin që ai kaloi dhjetë vite duke luajtur nga njëri klub në tjetrin.

Përjashtohet nga ushtria për shkak të mustaqeve.
Pasi kishte vajtur ushtar, një oficer e urdhëron të rruajë mustaqet, gjë e cila konsiderohej si shkelje e parimeve qemaliste. Kur e refuzoi këtë urdhër, vendimi për ta përjashtuar nga ushtria ishte krejt normal.

Martesa me aktivisten

Shkrimtari turk Xhamluk, i cili ka shkruar një libër për jetën e Erdoganit, thotë lidhur me martesën e tij:”Martesa e tij u realizua në bazë të një ëndrre që pa Emineja, aktivistja islame në partinë Paqja. Ajo e pa kalorësin e saj në ëndërr, duke predikuar para njerëzve. Kurrë më parë nuk e kishte parë në realitet. Një ditë më pas, në shoqërinë e një shoqeje myslimanë, ajo shkon në një mbledhje të partisë, ku sheh personin që e kishte parë në ëndërr, vetë Erdoganin. Mandej ata u martuan dhe lindën disa fëmijë. Njërit prej djemve i ka vënë emrin Nexhmedin, si shenjë e respektit dhe simpatisë të madhe për profesorin e tij Nexhmedin Erbakan. Kurse njëra nga vajzat i studion në Amerikë, për shkak se në Turqi nuk është lejuar të ndjekë studimet me hixhab.

Erdogani në politikë

Lidhjet e tij me politikën kanë filluar që në vitin 1969, asokohe vetëm pesëmbëdhjetë vjeç. Megjithatë, fillimi real kur mori drejtimin e forumit rinor të partisë Paqes, e themeluar nga Nexhmedin Erbakan. Kjo parti dhe shumë të tjera u mbyllën pas një përmbysje ushtarake të pushtetit në vitin 1980. Pas rikthimit të aktivitetit partiak, ai iu bashkëngjit partisë Refah në vitin 1984, si kryetar i degës së re në Bayoglu, vendlindja e tij. Kjo bashki është ndër bashkitë më të varfra të pjesës evropiane të Stambollit. Shumë shpejt ylli i tij do të shkëlqejë dhe në vitin 1985 do të bëhet kryetar i degës së gjithë Stambollit. Një vit më vonë, bëhet anëtar i komisionit qendror të partisë.

Kryetar i bashkisë së Stambollit

E kam të pamundur ti përshkruaj arritjet e tij, por mjafton të themi se bashkinë e nxori nga borxhet ku ishte zhytur dhe nga një dy miliardë borxhe bashkia filloi të ketë një rritje ekonomike 7 %. Kjo, falë gjenialitetit të tij, duarve të pastra dhe komunikimit të afërt me njerëzit, sidomos punëtorët, të cilëve ua rriti rrogat dhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Vetë kundërshtarët e tij, para miqve, kanë dëshmuar pastërtinë e figurës së Erdoganit, amanetin dhe refuzimin e çdo lloj joshjeje materiale nga kompanitë e ndryshme. Gjatë kohës që ushtronte detyrën e kryebashkiakut të Stambollit, ai mbajti një predikim ku ndër të tjera tha:

“Është e pamundur që të jesh ateist dhe mysliman në një kohë. Shpesh herë i dëgjojmë të çirren se ateizmi është në rrezik. Sakaq edhe unë u them:”Po është në rrezik. Nëse ky umet i ka shpallur luftë ateizmit, askush nuk do të mund ta ndalë. Umeti islam pret me padurim lindjen e umetit islam turk, gjë e cila do të realizohet. Rebelimi kundër ateizmit do të fillojë shumë shpejt.”

Kur u pyet mbi sekretin e sukseseve të mëdha, u përgjigj:”Sepse kemi një armë të cilën ju nuk e njihni, besimin. Ne kemi moralet islame dhe si model të dërguarin e njerëzimit, paqja e Zotit qoftë mbi të.”

Rexheb Tajib Erdogan në burg

Suksesi bën armiq dhe kuraja ka taksën e saj. Menjëherë kundërshtarët e tij filluan të mbjellin gjemba në rrugë. Ndaj tij u ngritën akuza se po shkakton përçarje fetare në Turqi. Kjo akuzë iu bë pasi kishte cekur disa vargje poetike gjatë një predikimi në popull, nga divani i poetit mysliman turk Zija Kokalib, ku thoshte:

Xhamitë janë kazermat tona

Kubetë e tyre janë helmetat

Minaret janë shigjetat tona

Namazlinjtë ushtarët tanë

Kjo është ushtria e shenjtë që mbron fenë tonë.

Gjykata e dënoi Erdoganin me katër muaj burg, ku rruga për në burg është histori më vete. Ditën e hidhërimit, shtëpia e tij e thjeshtë u rrethua nga turma të shumta simpatizantësh dhe miqsh, të cilët kishin ardhur për tu ndarë me të dhe për të falur bashkërisht namazin e xhumasë në xhaminë Fatih. Menjëherë pas namazit ai u nis për në burg i shoqëruar nga pesëqind makina të mbështetësve të tij. Para se të hyjë në burg, ai u kthye nga publiku dhe u tha:”Mirë u takofshim të dashurit e mi! Urimet më të përzemërta ia përcillni banorëve të Stambollit, popullit turk dhe botës islame me rastin e festës së bekuar të Fitër Bajramit. Do e kaloj kohën gjatë këtyre muajve, duke studiuar projektet me të cilat do e çojmë popullin tonë në mijëvjeçarin e tretë, të cilat në dashtë Zoti do të jenë vite të bukura. Do të punoj me përkushtim brenda burgut dhe u kërkoj që edhe ju të punoni jashtë burgut. Përpiquni sa të mundeni që të bëheni doktorë të aftë, arkitektë gjenialë dhe juristë të shkëlqyer. Unë po shkoj të kryej detyrën time dhe ju shkoni të kryeni tuajën. Po u lë në duart e Zotit dhe uroj të ma bëni hallall si dhe të luteni për mua që Zoti të më pajisë me durim dhe vendosmëri. Ashtu siç uroj që prej jush të mos organizohen protesta para selive të partive të tjera, por të kaloni pranë tyre me qetësi dhe krenari. Dhimbjen tuaj shpreheni në kutitë e zgjedhjeve të ardhshme.”

Gjatë asaj kohe, Kosova vuante nga gjenocidi serb, gjë të cilën nuk mund ta harronte Rexheb Erdogan, zemra e të cilit pulsonte gjak të pastër islam. Ai tha:”U uroj kosovarëve të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre të qetë dhe në një atmosferë paqeje. Si dhe ta kalojnë festën e bajramit sa më mirë. Gjithashtu, u uroj kthim të shëndoshë edhe pilotëve tanë turq, të cilët morën pjesë në bombardimet kundër regjimit mizor serb.”

Partia për Zhvillim dhe Drejtësi

Disa muaj pas daljes nga burgu, gjykata kushtetuese e nxori të paligjshëm partinë Fazilet, e cila kishte zëvendësuar partinë Rafah. Që atëherë, partia u nda në dy pjesë: Në njërën pjesë u grumbulluan të gjithë konservatorët, kurse në tjetrën të rinjtë reformatorë, nën udhëheqjen e Rexheb Tajib Erdogan dhe Abdullah Gyl, të cilët themeluan partinë për Zhvillim dhe Drejtësi në vitin 2001.

Partia e tyre mori pjesë në zgjedhjet e 2002 dhe fitoi 363 vende në parlament, me një shumicë absolute, e cila i nxori në pension partitë e vjetra. Për shkak të precedentëve penalë, vetë Erdogani e kishte të pamundur të udhëhiqte qeverinë e re, gjë e cila iu besua krahut të tij të djathtë Abdullah Gyl. Vetëm pasi u shpall i pafajshëm ai arriti të marrë postin e kryeministrit të vendit. Që këtu fillon rrugëtimi i lavdishëm.

Erdogani rregullon atë që kishin prishur ateistët

Menjëherë pasi u bë kryeministër, ai zgjati dorën e paqes dhe harmonisë në të katër anët e vendit. Kështu vendosi marrëdhënie me Armeninë, pas një armiqësie historike. Të njëjtën gjë bëri dhe me Azerbaxhanin. Ndërkohë që e forcoi bashkëpunimin me Irakun dhe Sirinë, por pa harruar bijtë e popullit të tij kurdët. Ai u ktheu emrat e qyteteve dhe fshatrave të tyre, gjë të cilën e kishin të ndaluar më parë. Ashtu siç u lejoi zyrtarisht që predikimet ti mbanin në gjuhën kurde dhe u hapi një televizion në gjuhën e tyre.

Qëndrimi i tij ndaj Izraelit

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë përkeqësuar që kur Erdogani u bë kryeministër i qeverisë turke. Kështu, ai anuloi manovrat ushtarake “skifterët e Anadollit” të cilat pritej të zhvilloheshin mes Turqisë dhe Izraelit. Nga ana tjetër ai zhvilloi manovra me Sirinë. Kur u pyet mbi anulimin e manovrave me Izraelin, tha:”Ishte një vendim për të respektuar ndjenjat e popullit tim.”

Mos të harrojmë qëndrimin e tij heroik në Davos, ku reagoi ashpër ndaj Shimon Perezit për luftën në Gaza. Ai u largua nga salla në formë proteste pas fjalës së tij kundër “katilit të fëmijëve”. Gjaku i tij mysliman ziente edhe në acarin e Davosit.

Në aeroport ai u prit nga mijëra mbështetës, të cilët e shoqëruan me trëndafila, duartrokitje dhe thirrje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit