Presidenti Erdoğan dhe mbreti Selman në bisedën telefonike kanë diskutuar për zbardhjen e çështjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz kanë zhvilluar një bisedë telefonike transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Selman në bisedën telefonike kanë diskutuar për zbardhjen e çështjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Ndërkohë mësohet se presidenti Erdoğan dhe mbreti Selman kanë vënë theksin në rëndësinë e formimit të grupit të përbashkët të punës në kuadër të hetimit për ngjarjen.