0 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Presidenti Erdoan nesër do të vizitojë Kuvajtin

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan do të shkojë nesër (9 maj) në Kuvajt.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të shkojë nesër (9 maj) në Kuvajt.

Presidenti Erdoan do të marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së themelit të Terminalit Kryesorë të ri të Aeroportit Ndërkombëtarë të Kuvajtit që është edhe tenderi më i madh i fituar nga një kompani e vetme turke jashtë shtetit deri më sot.

Me këtë rast Erdoan do të zhvillojë një takim kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve me Emirin e Kuvajtit, Sheikun Sabah El Ahmed El Cabir El Sabah.

Në takim krahas marrëdhënieve dypalëshe me Kuvajtin do të shqyrtohen edhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Vizita e Presidentit Erdoan pritet të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit me Kuvajtin me të cilin Turqia aktualisht zotëron marrëdhënie të përkryera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit