2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Presidenti çek kundërshton paradën e homoseksualëve

Më të lexuarat

Në Pragë të Çekisë sot ka nisur Parada e Krenarisë, e cila do të zgjasë deri më 19 gusht.

Festivali i minoriteteve seksuale organizohet nën patronazhin e kryetarit të Bashkisë së Pragës, Bohusllav Svoboda, me gjithë protestat e nismave konservatore dhe të presidentit çek, Vaclav Klaus.
“Qëndrim negativ ndaj paradës së homoseksualëve kam shprehur edhe vitin e kaluar. Mirëpres edhe ata që do të shprehen kundër paradës”, ka thënë Klaus gjatë fundjavës.
Edhe pse 62 për qind e çekëve mbështesin martesat ndërmjet gjinive të njëjta, shumica e tyre thotë se çifteve homoseksuale nuk duhet t’iu jepet e drejta për të birësuar fëmijë. Këtë kërkesë të komunitetit homoseksual e mbështesin vetëm 18 për qind e çekëve. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit