0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Presidenti azerbejxhanas: Nuk mund t’i ndalni njerëzit që ikin nga konfliktet

Më të lexuarat

BAKU (AA) – Presidenti i Azerbejxhanit Ilham Aliyev, në lidhje me krizën e refugjatëve e cila po ndodh në Evropë tha se “nuk mund të ndalet rrugëtimi i njerëzve të cilët për të mbrojtur familjen e tyre migrojnë nga konfliktet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Aliyev në fjalimin e tij në hapjen e Forumit Global të katërt në Baku, theksoi se në vitet e fundit përleshjet në botë nuk janë ndalur, përkundrazi janë rritur, për këtë shkak qeveritë, politikanët dhe udhëheqësit e opinionit duhet të bëjnë çmos për të zvogëluar tensionet.

Ai paralajmëroi se në të kundërtën gjendja në të ardhmen do të përkeqësohet edhe më shumë, ndaj potencoi rëndësinë për solidaritet për sigurimin e bashkëpunimit, pajtimit, paqes dhe stabilitetit.

Aliyev gjithashtu duke u ndalur tek konflikti Armeni-Azerbejxhan dhe çështjen e Karabagut të Epërm, theksoi se problemi nuk mund të arrijë në zgjidhje për shkak të qëndrimit pa kompromis të Armenisë.

– “Armenia nuk dëshiron paqe”

Aliyev tha se me zgjidhjen e problemit 1 milionë migrantë do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se do të mbisundojë paqja në rajon. “Armenia, duke e vazhduar pushtimin në tokat historike të Azerbejxhanit edhe më tej vazhdon të shtyjë veten në një status të margjinalizuar. Nuk zbatohet vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me përfundimin e pushtimit. Procesi i negociatave vazhdon në mënyrë të pasuksesshme. Kjo tregon që Armenia nuk dëshiron paqe”, tha ai.

Sipas tij, pas rënies së çmimeve të naftës është zvogëluar varësia e tyre për naftë dhe gaz natyror dhe se në Azerbejxhan ka nisur periudha e pas naftës. “Asnjë shtet në botë nuk ishte i përgatitur për këtë. Askush nuk kishte menduar se gjatë vitit do të zbresin çmimet e naftës kaq shumë. Për këtë shkak, ne për ta zvogëluar efektin e keq të kësaj gjendjeje nisëm punimet. Gjendja jonë financiare është stabile. Çmimi i naftës për fuçi në buxhet është 25 dollarë. Kemi rezerva të mjaftueshëm të valutës së huaj”, tha presidenti i Azerbejxhanit.

Ai tregoi se janë duke punuar mbi diversifikimin e ekomonisë duke krijuar rrjete të transportit. Aliyev tha se linja hekurudhore Baku-Tblisi-Kars (BTK) do të hapet brenda këtij viti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit