6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Presidenti afgan kritikon SHBA dhe NATO-n

Më të lexuarat

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka kritikuar ashpër NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara për rritjen e pasigurisë në vendin e tij.
Në një intervistë ekskluzive për rrjetin televiziv NBC, zoti Karzai theksoi se së bashku me sulmet e talibanëve, një “pjesë e pasigurisë vjen te ne nga strukturat e krijuara të NATO-s dhe Amerikës në Afganistan”. Ai mëtutje ka shtuar se sjellja e firmave private të sigurisë dhe kontraktorëve perëndimorë me afganët, ka shkaktuar zemërim dhe pasiguri. I pyetur nëse një pjesë e pasigurisë ishte krijuar me qëllim nga NATO-ja dhe Uashingtoni, zoti Karzai u përgjigjë se “ekziston një perceptim i fuqishëm se një pjesë e pasigurisë ishte e qëllimshme”. Karzai, poashtu, e ka akuzuar Uashingtonin për shkelje të marrëveshjes për partneritet strategjik, e nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet dy shteteve, duke mos e respektuar sovranitetin e Afganistanit. Hamed Karzai, presidenti i shtetit të Afganistanit duke theksuar se Afganistani pas vitit 2014 më nuk do të ketë probleme, ka akuzuar mediat perëndimore se po spekulojnë në masë të madhe kundër Afganistanit. Agjencia informative Fars ka njoftuar se presidenti i shtetit të Afganistanit në takimin ekonomik me temë “Industria kombëtare e Afganistanit dhe rastet për investim” që është zhvilluar në Kabul, ka thënë: Shkaku i spekulimeve të mediave perëndimore kundër Afganistanit është diskutimi dhe bisedimet për marrëveshjen e sigurisë mes Kabulit dhe Uashingtonit. Hamed Karzai duke vënë në dukje negociatat mes funksionarëve të Afganistanit dhe atyre të Amerikës në lidhje me marrëveshjen për siguri që po zhvillohen në Uashington, ka thënë: Afganistani kërkon ruajtjen e interesave kombëtare të këtij vendi gjatë këtyre bisedimeve ndërsa edhe Amerika kërkon ruajtjen e interesave të saja në këtë marrëveshje. Mediat perëndimore po bëjnë presion të madh mbi qeverinë e Afganistanit në mënyrë që ky i fundit të dorëzohet para tyre, – ka shtuar Hamed Karzai, presidenti i shtetit të Afganistanit. Karzai ka akuzuar institucionet amerikane se po japin informacione të pavërteta në lidhje me Afganistanin ndërsa ka thënë: Disa nga institucionet në fjalë po parashikojnë dhe po bëjnë vetëm trillime në lidhje me të ardhmen e Afganistanit. Duke theksuar në këtë se ne duhet të kërkojmë të vërtetën, Hamed Karzai ka saktësuar: Pa dyshim se Afganistani është duke bërë hapa drejt përmirësimit të gjendjes në vend. Vlen të theksohet se negociatat mes funksionarëve të Afganistanit dhe Amerikës për marrëveshjen e sigurisë kanë filluar para dy javëve. Prezenca e forcave të huaja në Afganistan pas vitit 2014 dhe imuniteti juridik dhe gjyqësor i ushtarëve të huaj në këtë vend janë prej temave kryesore të marrëveshjes për siguri mes Uashingtonit dhe Kabulit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit