3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Presidentes i ikin këshilltarët

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kurrsesi të bëhet rehat me këshilltarët e sajë politikë. Prej se ka ardhur në krye të shtetit, ajo vazhdimisht ka pasur ndryshim të stafit më të afërt këshillëdhënës.
Largimi më i freskët nga kabineti i Jahjagës është pikërisht këshilltari i saj i lartë politik Ilir Salihu, i cili ka qenë edhe shef i stafit të presidentes, shkruan “Tribuna”.

Salihu i ka dhënë fund marrëdhënies së punës në Presidencë më 1 mars, por ende nuk dihen arsyet pse është larguar dhe ku ka shkuar. Salihu nuk e ka hapur telefonin të martën gjatë tërë ditës por kabineti i presidentes Jahjaga e ka konfirmuar largimin e tij.

Në pozitën e shefit të stafit, presidentja tani e ka emëruar këshilltarin dhe zëdhënësin e saj Arbër Vllahiu, i cili e ka konfirmuar për “Tribunën” largimin e Salihut nga pozita e këshilltarit të presidentes. “Po tani unë jam shef i stafit”, ka pohuar Vllahiu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit