1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Preshevari ndërton një helikopter

Më të lexuarat

Ndonjëherë nuk duhet një kompani e tërë, por vetëm një person punëtor, me durim dhe vullnet të fortë për të realizuar diçka që duket e pamundur, si ndërtimin e një helikopteri.Nuk po flasim për Italinë, as për Pakistanin, Amerikën apo Rusinë, por për  Qani Lutfiu, nga një qytezë e vogël në lindje të Kosovës, Presheva.

Gazeta Star transmeton një shkrim të portalit Preshevajonë, sipas të cilit Qani Lutifiu e ka ndërtuar këtë helikopter me duart e veta, duke realizuar kështu ëndrrën e tij, e cila e bën atë njeriun e parë në Ballkan që ndërton këtë mjet fluturues i vetëm.

Lidhur me idenë, punën dhe strukturën teknike të helikopterin “Made in Presheva” autori i këtij projket madhështor në ballkan Qani Lutfiu ka shpjeguar se “Helikopteri për momentin është i ndërtuar vetëm për një individ, pra pilotin. Megjithëse mundësit i ka që të mbajë pesha edhe më të rënda se sa një person të vetëm.

Helika e madhe e këtij helikopteri bashkë me zbrazëtirën mes helikave është 4 m e 30 centimetra e cila arrin të bëjë 500 rrotullime në minut ndërsa e vogla tek bishti arrin në 1 minut të bëjë më shumë se 1800 rrotullime, çka i bie 30 rrotullime në sekond. Deri në ditën kur helikopteri të jetë i gatshëm të fluturojë do të arrijë peshën e 210 kg, kurse kostoja e përgjithshme e këtij projekti madhështor për 1 person të vetëm pa ndihmën e askujt do të kushtojë disa dhjtra mijëra euro.

Do shtuar se ky i ri plot vullnet dhe punëtor nuk është mekanik në zanat, por falë vullnetit dhe pasionit të madh ai po e çon drejt fundit projektin e tij, ndërtimin helikopterit të parë në Ballkan.

Helikopteri është gati për fluturim, vetëm pritet licensa nga Organizata Ndërkombëtare e Inovacionit në Gjenevë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit