1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

PRESHEVA FESTON 100 VJETORIN E SHTETIT SHQIPTAR

Më të lexuarat

Në organizim të Kuvendit Komunal të Preshevës, në Preshevë do të shënohet 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Mr. Islam Isufi, kryetar i Këshillit Organizativ, deklaroi se manifestimi qendror i shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të mbahet më 19 korrik 2012 në shtëpinë e kulturës në Preshevë dhe janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për shënimin sa më të mbarë të përvjetorit të 100 të Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas Mr. Islam Isufit, në këtë manifestim janë ftuar mysafirë nga të gjitha trojet etnike shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Maqedoni, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës.

Në këtë shënim të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare, në emër të organizatorit do të flet Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës dhe si dhe manifestimin do ta përshëndesin edhe mysafirët pjesëmarrës, do të lexohen punime shkencore për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe do shfaqet një program kulturo e artistik me motive atdhetare e patriotike si dhe do të shfaqet programe me këngë e recitime.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit