1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

PRESHEVA DO BASHKIM ME KOSOVËN, ASGJË TJETËR

Më të lexuarat

Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Jonuz Musliut përkrah vazhdimin e dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por kjo parti politike e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, e konsideron të domosdoshme praninë e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të Luginës në përbërjen e ekipit negociator të Kosovës.

Jonuz Musliu gjatë një interviste dhënë “Radio Dukagjinit” ka thënë se është koha e fundit që çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës të zgjidhet dhe kjo pjesë ti bashkohet Kosovës.

“Vetë referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, si dhe lufta e vitit 2000/2001, më pas kuvendet shqiptare e deklarata e cila është votuar nga tre kuvendet shqiptare, dhe kjo është baza se shqiptarët janë unik për të ecur drejt sfidave të reja, drejt bashkimit me Kosovën dhe për këtë është koha dhe treni i fundit që duhet të kapur në mënyrë që shqiptarët të jenë më një tren”, ka thënë Musliu.

Sipas tij shqiptarët e kësaj ane nuk e kanë ndërmend të rijnë duarkryq dhe do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të realizuar kërkesat e tyre.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit