3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prapaskenat për negociatat/ Kryediplomati grek mbledh homologët nga 20 vende të BE. Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më të lexuarat

Qeveria greke është e vendosur të ndërmarrë të gjitha nismat e nevojshme për të siguruar që ambicia e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të bëhet realitet së shpejti, tha Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.

Dendias organizoi një mëngjes pune në Bruksel të hënën (9 dhjetor), në të cilin morën pjesë më shumë se njëzetë homologë të BE, por edhe Gent Cakaj i Shqipërisë dhe Nikolla Dimitrov i Maqedonisë së Veriut.

“Ishte një mundësi e parë e dobishme për hapat e ardhshëm pas mbledhjes së Këshillit të tetorit,” tha Dendias, duke iu referuar samitit të BE i cili dështoi t’i jepte dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për të filluar bisedimet e pranimit në BE.

Kryediplomati grek tha se është e nevojshme për të mbajtur perspektivën evropiane të dy vendeve në krye të agjendës.

“Greqia është vendi më i vjetër i BE në rajon. Është faktor kryesor në stabilitetin dhe promovimin e bashkëpunimit dhe do të vazhdojë të ndërmarrë nisma konkrete në këtë drejtim“, shtoi Dendias, duke theksuar se objektivi është një rezultat pozitiv “ndoshta marsin e ardhshëm“.

Në Këshillin e tetorit, Franca, Holanda dhe Danimarka kundërshtuan fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Tiranën dhe Shkupin.

Në një intervistë të mëvonshme për “Economist”, Presidenti Francez Emmanuel Macron e bëri të qartë se BE-ja duhej të reformonte procedurat e anëtarësimit, të cilat ai tha se “nuk ishin më të përshtatshme për qëllim“.

Euractiv shkruan “opozita kryesore në tetor ishte në thelb kundër Tiranës dhe jo Shkupit”.

Sidoqoftë, burimet diplomatike i thanë EURACTIV se në takimin e së hënës, Holanda dhe Danimarka ndërmorën një hap pas në kundërshtimet e tyre kundër Shqipërisë. Të njëjtat burime thanë se ka shumë të ngjarë që një klauzolë shtesë për rastin e Shqipërisë të shtohet në mënyrë që të zhbllokojë bisedimet e pranimit në BE.

I pyetur nëse ekziston mundësia që të “dekualifikohen” ato dy vende në mënyrë që të hapen bisedimet e Maqedonisë së Veriut për në BE, ndërsa i drejtohen Shqipërisë në një fazë të mëvonshme, një diplomat tha se kjo mundësi është gjithmonë e pranishme, por nuk do të ishte e dobishme për asnjë vend anëtar të BE-së ose rajonin më gjerë të Ballkanit.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian nuk mori pjesë në takim dhe, sipas burimeve, nuk ishte planifikuar të marrë pjesë në këshillin e punëve të jashtme më vonë sot.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolai Dimitrov tha se vendi i tij nuk do të bjerë në “kurthin e viktimizimit” dhe se nuk fajësonte askënd.

“Ne do të vazhdojmë të prodhojmë një lajm pozitiv, si me reformat në shtëpi ashtu edhe në marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjët tanë, dhe do t’i bëjmë të pamundur që të gjitha vendet anëtare të mos përsërisin të njëjtin qëndrim muajt e ardhshëm,” shtoi ai.

Duke iu referuar propozimeve franceze për të reformuar procesin e pranimit në BE, ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva tha se shumica e ministrave nënvizuan se ato ishin propozime të mira, por ekzistojnë edhe disa mosmarrëveshje për të cilat duhen bisedime të mëtejshme.

Sidoqoftë, ajo nënvizoi se negociatat e pranimit nuk kanë nevojë të shtyhen.

“Këto procese mund të jenë paralele. Ne nuk kemi pse të presim që debati për kornizën e re të përfundojë, “tha ajo.

Presidenca e Kroacisë së BE planifikon një samit të madh BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj dhe përkrahësit e zgjerimit besojnë se procesi do të mund të zhbllokohej atëherë, ose para samitit, me shumë mundësi në mbledhjen e Këshillit të BE-së në mars. /S.Lleshi/Panorama/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit